Mashtrimet e rënda të MONEGO: A do ta pësojnë edhe kosovarët?

Mashtrimet e rënda të MONEGO: A do ta pësojnë edhe kosovarët?

Kosova si një shtet tatimor dhe jo i kontrolluar mirë, në të bizneset fitojnë fitime më të mëdha në dhënien e huave të shpejta për qytetarët më të varfër e më të prekshëm të Evropës. Bazuar në shfrytëzimin e shumë prej qytetarëve kosovarë më në nevojë e më të rrezikuar në Evropë dhe në saje […]

Kosova si një shtet tatimor dhe jo i kontrolluar mirë, në të bizneset fitojnë fitime më të mëdha në dhënien e huave të shpejta për qytetarët më të varfër e më të prekshëm të Evropës.

Bazuar në shfrytëzimin e shumë prej qytetarëve kosovarë më në nevojë e më të rrezikuar në Evropë dhe në saje të sistemit të taksave bujare të Kosovës, biznesmeni lituanez Aigars Kesenfelds “ i dyshuar për krime financiare në Rusi, Luksemburg, Qipro, Panama, Bahama, Danimarkë dhe i dyshuar për mashtrime në Letoni, Lituani, Suedi, Finlandë dhe Maltë, tani ai ka filluar të joshë edhe kosovarët dhe dhënien e kredisë së shpejtë e cila ka shkatërruar shumë familjarë dhe biznese të vogla në shumë shtete të ndryshme të botës”. E gjitha kjo vetëm përmes MONEGO-s.

MONEGO është në pronësinë e Aigars Kesenfelds një biznesmen e cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko. MONEGO tani ka filluar të shtrijë rrjetin e saj edhe në Kosovë, ku fluksi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh për të marr kredi të shpejta”.

Bazuar në hulumtimet e bëra nga Kosova.info, “ky sistem i kredive të shpejta ka rezultuar të jetë fatal për shumë familje nëpër vende të ndryshme të Evropës. Mashtrimi përmes marketingut dhe normat e larta të interesit janë në kundërshtim edhe me normat reale të BQK-së. Sistemet e tilla nga i njëjti pronar dhe mashtrimet që janë bërë nëpër shumë shtete të Evropës, sot po rrezikojnë qytetarët e Kosovës nga një “sistem piramidal” siç është MONEGO.”

Biznesi i kredisë së shpejtë po gëzon plotësisht “marrjen” ekonomike dhe po fiton miliona në vit.

Fajde apo kreditimi grabitqar dënohet me burg, por Kosova, ndryshe nga shtetet e tjera, nuk i ka kufizuar kurrë normat e interesit të biznesit. Së paku deri tani, megjithëse situata tashmë ka arritur limitin e saj, ku kosovarët janë të zhytur deri në fyt në borxhe, fajde dhe kredi, e shumë nga ta edhe i kanë dhënë fund jetës së tyre apo edhe të tjerë që kanë humbur gjithë pasurinë ( biznes, shtëpi, makina apo dhe pasuri të tjera), kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe askush nuk e ka marrë seriozisht deri më tani.

Ndryshe nga bankat, të cilat duhet t’i raportojnë çdo muaj mbikëqyrësit të bankës, firmat e kreditit të shpejtë nuk janë nën kontroll të rreptë dhe ato përdorin marketing jo të saktë duke mashtruar huamarrësit.

Aigars Kesenfelds pronari i cili po përdor këtë strategji me marketing përmes kredisë së shpejtë MONEGO, i njëjti kishte vepruar edhe në Lituani dhe në shtetet e tjera baltike ku mashtrimi përmes marketingut kishte qenë shqetësuese dhe shkatërrues për shumë familje dhe biznese të vogla familjare, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vendlindjen e pronarit të MONEGO-s, Aigars Kesenfelds ku tani veprimtarinë e njëjtë po e zhvillon edhe në Kosovë.

Strategjia e biznesit të tyre po zhvillohet duke formuar imazhin e saj të korporatës duke sponsorizuar bamirësi dhe ngjarje sportive dhe duke mbështetur ide inovative të biznesit, një praktikë e tillë ishte përdorur në Letoni, Lituani, Suedi, Finlandë, këtë e kishte përdorur pronari i MONEGOs përmes 4Finance i cili është modeli i MONEGO-s në Kosovës.

Për të gjitha këto Kosova.info ka kontaktuar me MONEGO-n në Kosovë dhe janë pyetur për të kaluarën e pronarit të tyre dhe të gjitha këto ‘mashtrime’ që janë bërë nga ana e tij, ata në përgjigjen e tyre kanë thënë se MONEGO në asnjë rast dhe me asnjë qëllim nuk synon shfrytëzimin e qytetarit të Kosovës, përkundrazi ka investuar  në masë të madhe në sjelljen e një modeli, teknologjie super të avancuar.

Sa i përket akuzave për pronarin Aigars Kesenfelds, ata i kanë mohuar akuzat.

“Na lejoni të ju sigurojmë që z. Aigars Kesenfelds, si shtetas i Bashkimit Evropian dhe pronar i dhjetëra bizneseve në BE që në asnjë mënyrë të vetme nuk kanë probleme me ligjin në shtetet e tyre respektive, nuk ka asgjë të bëjë me shtetet dhe/apo personat që ju keni përmendur. Aq më pak me Z. Oleg Boyko, me të cilin nuk e lidhë asnjë pronësi e vetme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kosova.info ka kërkuar që të shkojë dhe të takohet me ta për bërjen e një interviste me kamera për transparencë dhe etikë e mbi të gjitha për zbardhjen e këtyre fakteve ata kanë përmendur ligjin dhe mundësinë për akuzë ligjore.

“Përndryshe, përgjigjet tona përfshijnë çdo gjë të nevojitur nga ana jonë. Nuk kemi asgjë për të shtuar, përveç se t’ju rikujtojmë rëndësinë ligjore të mbështetjes së akuzave me fakte kredibile”, shkruhet në përgjigjen e MONEGO-s.

Në publikimet e tjera ne do ju sjellim edhe rrëfimet e qytetarëve nga shtetet e BE-së, se si kanë rënë pre e mashtrimeve  të marketingut të kredive të shpejta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?