MASHT kërkon ndërprerjen e grevës: Po dëmtoni nxënësit

MASHT kërkon ndërprerjen e grevës: Po dëmtoni nxënësit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po vazhdon të kërkojë ndërprerjen e grevës në sektorin e arsimit. Ndërkohë që SABSHK-u ka paralajmëruar se nëse do të ketë presione, do të ngre padi, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka serish thirrje për t’i dhënë fund grevës. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një […]

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po vazhdon të kërkojë ndërprerjen e grevës në sektorin e arsimit. Ndërkohë që SABSHK-u ka paralajmëruar se nëse do të ketë presione, do të ngre padi, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka serish thirrje për t’i dhënë fund grevës.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë.

Ai me këtë rast ka informuar drejtorët e DKA-ve për gjithë angazhimin që ka bërë MASHT-i, në mënyrë që të arrihet sa më parë një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje, e cila më së shumti po i dëmton nxënësit.

Gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

Nga ky takim iu bë thirrje SBASHK-ut të ndërpresë grevën në sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme, si dhe u formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBASHK-ut në funksion të arritjes së një zgjidhje.

Ndryshe, SBASHK më herët ka paralajmëruar se ndaj çdo presioni ndaj mësimdhënësve-grevistë do të ngre padi duke u bazuar në Ligjin për grevat./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?