Marrëveshja finale esenciale për Serbinë, Drashkoviq: Nëse nuk arrihet, shkatërrohemi

Marrëveshja finale esenciale për Serbinë, Drashkoviq: Nëse nuk arrihet, shkatërrohemi

Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj. Nacionalisti serb, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë […]

Nacionalisti serb, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviq.

Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.

Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative në mes Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviq.

Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoninë, dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën, dhe kjo është NATO.

Drashkoviq angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO-n dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.

“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviq, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?