Majtistja gjermane paralajmëron protesta: Po rritet pabarazia në Gjermani

Majtistja gjermane paralajmëron protesta: Po rritet pabarazia në Gjermani

Themeluesja e lëvizjes “Aufstehen” (“Zgjohu”), Sahra Wagenknecht, ka thënë se ajo dhe përkrahësit e saj do të dalin rrugëve gjatë vitit 2019, të motivuar nga protestat e jelekverdhëve të Francës. Ajo ka thënë se protestat në Francë janë dëshmi se ndryshimet në politikë mund të arrihet edhe pa themeluar parti politike. Lëvizja e saj është […]

Themeluesja e lëvizjes “Aufstehen” (“Zgjohu”), Sahra Wagenknecht, ka thënë se ajo dhe përkrahësit e saj do të dalin rrugëve gjatë vitit 2019, të motivuar nga protestat e jelekverdhëve të Francës. Ajo ka thënë se protestat në Francë janë dëshmi se ndryshimet në politikë mund të arrihet edhe pa themeluar parti politike.

Lëvizja e saj është themeluar në shtator të vitit të kaluar. Si arsye për protesta, Wagenknecht përmendi rritjen e pabarazisë dhe zemërimin për zhvlerësimin që qeveria ia ka bërë lëvizjës së saj politike. Udhëheqësja e lëvizjes me 170 mijë anëtarë të regjistruar ka thënë se e çmon partinë majtiste franceze, “La France Insoumise”, dhe udhëheqësin britanik të laburistëve, Jeremy Corbyn. Për të, këto parti paraqesin model për t’u ndjekur.

Ajo ka thënë se nuk e përkrah dhunën, por i vjen keq për ata që e shohin dhunën të nevojshme për ta shprehur pakënaqësinë. “Mendoj se është gabim t’i identifikojmë protestat në Francë vetëm me dhunë. Sigurisht se ka të tillë që janë të gatshëm për dhunë atje, por lëvizja është shumë më shumë se kaq”, tha Wagenknecht.

“Jam e qartë që nuk duam dhunë, por në të njëjtën kohë duhet ta dini se kjo është shprehje e zemërimit të heshtur. Asgjë nuk vjen pa asnjë arsye”. Politikania marksiste nuk e saktësoi formën e protestës, por tha lëvizja e saj do të jetë e dukshme në rrugë dhe para publikut gjatë këtij viti, shkruan “The Guardian”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?