Macron i shkruan letër Vuçiqit, kërkon përfshirjen e Francës në dialog

Macron i shkruan letër Vuçiqit, kërkon përfshirjen e Francës në dialog

Perëndimi duket hapur se dëshiron që çështja Kosovë-Serbi të përmbyllet në vitin 2019. Pas SHBA-së e cila dëshiron të përfshihet në dialog për zgjidhjen finale, tashmë edhe Franca dëshiron të bëj të njëjtën. Macron lidhur me këtë çështje i ka shkruajtur një letër Vuçiqit.  Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se shteti i tij […]

Perëndimi duket hapur se dëshiron që çështja Kosovë-Serbi të përmbyllet në vitin 2019. Pas SHBA-së e cila dëshiron të përfshihet në dialog për zgjidhjen finale, tashmë edhe Franca dëshiron të bëj të njëjtën. Macron lidhur me këtë çështje i ka shkruajtur një letër Vuçiqit. 

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se shteti i tij dëshiron që të jetë edhe më i përfshirë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në një letër të dërguar ne adresë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Macron thotë se i mbështet përpjekjet e Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare Kosovë-Serbi

Njejtë sikurse Trump, edhe Macron ka shprehur interesin e Francës që të përfshihet në dialog, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

“Dua që Franca të jetë më e angazhuar në një nivel dypalësh, në favor të stabilizimit dhe qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast unë i mbështes përpjekjet taja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Prishtinën, pavarësisht pengesave aktuale për dialogun”, thuhet në letrën e presidentit francez dërguar homologut të tij serb me datë 1 Janar të vitit 2019.

Në këtë letër përveç tjerash, presidenti francez ka paralajmëruar një vizitë që do ta realizojë shumë shpejtë në Serbi.

Kjo letër e presidentit Macron, vjen pak ditë pas letrës që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar në adresë të Aleksander Vuçiqit dhe presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, në të cilën fliste për arritjen e një marrëveshje finale e historike ndërmjet dy shteteve që do të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë në Washington, shkruan Express.

Megjithatë liderët politik në serb, përfshirë edhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq, janë skeptik për arritjen e një kompromisi, pasi sipas tyre veprimet e ndërmarra nga Prishtina kanë bërë që dialogu të stagnojë dhe madje edhe të bëjë hapa mbrapa. Këtu kanë përmendur vendimin për taksën dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?