Lutfi Haziri: PDK na luti që ta rrëzojmë Qeverinë e Ramush Haradinajt

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pretendon se partia e tij ka marrë një ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë. Haziri ka thënë se partia e Kadri Veselit i ka ofruar partisë së Isa Mustafës bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Megjithatë, Haziri në T7 […]
Haziri ka thënë se partia e Kadri Veselit i ka ofruar partisë së Isa Mustafës bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Megjithatë, Haziri në T7 ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë nga PDK’ja, të cilën e kishte pasur partnere në qeverinë e kaluar të vendit.
PDK aktualisht udhëheq vendin, në bashkëpunim me partinë e Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe disa parti të tjera më të vogla.
Ndërkohë që ishte pikërisht PDK që rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës, ndonëse ishin partnerë koalicioni.












