Lushtaku: Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë do ta mbroj luftën e UÇK’së

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, sot është nisur drejt Hagës ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale me 16 janar Njëri prej ish-komandantëve të UÇK’së, Sami Lushtaku, është zotuar se do ta mbrojë luftën e UÇK’së edhe në Hagë. Këtë deklaratë e ka dhënë pasi është nisur për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata […]
Njëri prej ish-komandantëve të UÇK’së, Sami Lushtaku, është zotuar se do ta mbrojë luftën e UÇK’së edhe në Hagë. Këtë deklaratë e ka dhënë pasi është nisur për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale për dyshime lidhur me krimet e luftës.
Ai ka shkruar pastaj në Facebook se e ka mbrojtur dhe do të vazhdojë ta mbrojë luftën e UÇK’së.
“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është mbishkrimi i vendosur sipër fotografisë.
Lushtaku para nisjes për në Hagë, ka deklaruar se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të intervistohet.
Përveç Lushtakut, Gjykata Speciale gjatë kësaj jave do të intervistojë edhe Rrustem Mustafën
Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.












