Lufthansa bëhet linja ajrore më e madhe në Evropë

Lufthansa e Gjermanisë u bë linja më e madhe ajrore e Evropës vitin e kaluar, duke rrëzuar nga froni pas 14 vjetësh kompaninë ajrore Air France-KLM. Globalisht, American Airlines është ende ndoshta më i madhi, dhe United Airlines është transportuesi i dytë më i madh në botë, duke tejkaluar Delta Air Lines, transmeton KosovaPress. Pas […]
Lufthansa e Gjermanisë u bë linja më e madhe ajrore e Evropës vitin e kaluar, duke rrëzuar nga froni pas 14 vjetësh kompaninë ajrore Air France-KLM.
Globalisht, American Airlines është ende ndoshta më i madhi, dhe United Airlines është transportuesi i dytë më i madh në botë, duke tejkaluar Delta Air Lines, transmeton KosovaPress.
Pas zgjerimit agresiv në tregun amerikan në 2018, bota e aviacionit mori linjën ajrore të dytë më të madhe – United Airlines.
Në fillim të vitit të kaluar, kompania vendosi të rriste pjesën e tregut, bazuar në një plan trevjeçar për të rritur kapacitetin me 6 për qind në vit, në qendrat më të ngarkuara të aviacionit në kontinentin amerikan – në Çikago, Hjuston dhe Denver.
Linja ajrore gjermane rriti qarkullimin e udhëtarëve me 9 për qind, pothuajse tre herë më shpejt se konkurrenti i tij. Në fakt, më 2018, Lufthansa arriti një rekord të ri të pasagjerëve, duke transferuar 142 milionë pasagjerë në 1.2 milion fluturime.
Lufthansa u shfaq si një vend udhëheqës në Evropë falë rritjes kryesisht të saj organike, të mbështetur dhe blerjen e linjave ajrore më të vogla zvicerane, austriake dhe të Brukselit, si dhe zgjerimin e kompanisë më të lirë ajrore Eurowings me gati 25 për qind.












