Lufta politike: Trump ia anulon udhëtimin demokrates Nancy Pelosi

Lufta politike: Trump ia anulon udhëtimin demokrates Nancy Pelosi

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë udhëtimet e ardhshme të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi, drejt Brukselit dhe Afganistanit, duke i kërkuar asaj të qëndrojë në SHBA dhe të negociojë dhënien fund të ngërçit që ka bllokuar pjesërisht qeverinë federale. Presidenti ka mundur të ndalojë udhëtimin duke i refuzuar përdorimin e një […]

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë udhëtimet e ardhshme të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, demokrates Nancy Pelosi, drejt Brukselit dhe Afganistanit, duke i kërkuar asaj të qëndrojë në SHBA dhe të negociojë dhënien fund të ngërçit që ka bllokuar pjesërisht qeverinë federale.

Presidenti ka mundur të ndalojë udhëtimin duke i refuzuar përdorimin e një avioni ushtarak zonjës Pelosi dhe delegacionit që do ta shoqëronte atë. Të mërkurën, Pelosi i bëri thirrje Trumpit të shtynte adresimin e tij për “gjendjen e kombit”, për shkak të ngërçit politik.

Lëvizja e fundit e Trumpit vjen në ditën e 27 të mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë federale amerikane. Presidenti republikan kërkon një financim prej 5.7 miliardë dollarësh për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, por demokratët e kanë refuzuar.

Anulimi i fluturimeve nga Trump ndodhi vetëm një orë përpara se udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të nisej, pasditen e së enjtes, sipas medieve amerikane. Zëdhënësja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders publikoi një letër të presidentit në “Tëitter

Mendoj se, gjatë kësaj periudhe, do të ishte më mirë nëse ju do të ishit këtu në Uashington për të negociuar me mua, e për t’iu bashkuar lëvizjes për sigurim më të fortë të kufijve, si dhe për t’i dhënë fund mbylljes qeveritare”, shkruante Trump.

Presidenti ironizonte madje, teksa shtonte se Pelosi mund të vijonte me udhëtimin, të cilin e përshkroi si “ngjarje PR-i”, duke përdorur një avion normal pasagjerësh.

Të enjten vonë, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se nuk do të dërgonte një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Forumin global për Ekonominë në Davos të Zvicrës, që do të mbahet në fund të këtij muaji, për shkak të bllokadës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?