Limoni ju mbron nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare

Limoni ju mbron nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare

Limonët janë një frutë i popullarizuar që njerëzit përdorin në sasi të vogla për shkak të shijes që kanë. Ato janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i flavonoideve ose antioksidantë, të cilat mendohet se përmirësojnë shëndetin. Le të shohim disa nga përfitimet e mundshme nga konsumimi i limonëve. REDUKTOJNË RREZIKUN E GODITJES […]

Limonët janë një frutë i popullarizuar që njerëzit përdorin në sasi të vogla për shkak të shijes që kanë. Ato janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i flavonoideve ose antioksidantë, të cilat mendohet se përmirësojnë shëndetin. Le të shohim disa nga përfitimet e mundshme nga konsumimi i limonëve.

REDUKTOJNË RREZIKUN E GODITJES NË TRU

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), frutat e agrumeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të goditjes ishemike, kryesisht te femrat. Sipas një studimi të realizuar në 70,000 gra për një periudhë 14-vjeçare, rezultoi se ata që hëngrën mandarina, limonë dhe portokaj kishin një rrezik prej 19 për qind më të ulët të goditjes ishemike sesa gratë, që konsumonin më së paku. “Studimet kanë treguar rritje të lartë të frutave, perimeve dhe sidomos konsumi i vitaminës C është i lidhur me rrezikun e zvogëluar të goditjes në tru. Flavonoidet të pranishme në disa fruta dhe perime mendohet të sigurojnë një pjesë të asaj mbrojtjeje përmes disa mekanizmave dhe një efekti antiinflamator”, kanë pohuar studiuesit. Frutat agrume janë një burim i mirë i flavonoideve, të cilat mendohet të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

PËR HIPERTENSIONIN

Një studim japonez zbuloi se nga 101 gra, ato që ecnin rregullisht dhe konsumonin limon çdo ditë kishin presionin më të ulët të gjakut sesa ata që nuk kishin konsumuar. Shkencëtarët kërkuan më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.

PARANDALIMIN E KANCERIT

Limoni dhe lëngu i limonit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës antioksidante C. Antioksidantët mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikalëve të lirë, që janë të njohur për të shkaktuar kancer, edhe pse roli i saktë i luajtur nga antioksidantët në parandalimin e kancerit mbetet i paqartë.

MBRON LËKURËN

Vitamina C luan një rol jetësor në formimin e kolagjenit, sistemin mbështetës të lëkurës. Ajo ju ndihmon për të mbrojtur lëkurën nga dielli dhe ndotja dhe zvogëlimin e rrudhave.

PARANDALON ASTMËN

Rreziku i zhvillimit të astmës duket të jetë më i ulët te njerëzit që konsumojnë një sasi të lartë të ushqyesve të caktuar, njëra prej të cilave është vitamina C.

FORCON SISTEMIN IMUNITAR

Ushqimet që janë të larta në vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar kundër mikrobeve, që shkaktojnë ftohje dhe grip. Shtrydhja e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë të madhe mjaltë bën një pije qetësuese për dikë që ka kollë apo ftohje.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar