Limaj komenton intervistimin e ish-komandantëve në Hagë: Do të dalin faqebardhë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi. Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, thotë se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi.

Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, thotë se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së.Kryetari i Nismës është shprehur i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe se nga ky proces Lushtaku, Mustafa dhe kushdo që ftohet, do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë dhe se mjegulla, padrejtësisht e vendosur mbi luftën e UÇK-së, do të hiqet.

“Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj.

Limaj ishte shpallur i pafajshëm për krime lufte në Hagë. Derisa po përballet me një proces tjetër për krime lufte në Kosovë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?