Limaj e Bytyqi i kërkojnë SBASHK-ut ndaljen e grevës

Limaj e Bytyqi i kërkojnë SBASHK-ut ndaljen e grevës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), të kryesuar nga kryetari i saj, Rrahman Jasharaj. Në këtë takim është diskutuar rreth grevës së filluar në arsim. Zëvendëskryeministri […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), të kryesuar nga kryetari i saj, Rrahman Jasharaj. Në këtë takim është diskutuar rreth grevës së filluar në arsim.
Zëvendëskryeministri Limaj është njoftuar nga përfaqësuesit e SBASHK-ut për situatën aktuale rreth grevës në arsim, për të cilën Jasharaj tha se ka qenë një vendim tejet i vështirë edhe për SBASHK-un, mirëpo, sipas Jasharajt, nuk kanë pasur alternativë tjetër, pasi që kërkesat e tyre për ngritjen e koeficienteve për të punësuarit në sektorin e arsimit nuk janë plotësuar.

Zëvendëskryeministri Limaj e njoftoi SBASHK-un se ai personalisht, por edhe Qeveria është duke e trajtuar me shumë seriozitet çështjen e trajtimit të sektorit të arsimit në projektligjin për pagat, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.

“Limaj shprehu gatishmërinë e tij të plotë se do të angazhohet edhe më tutje për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse qeveritare, por edhe me komisionet dhe grupet parlamentare për të gjetur një zgjidhje të përballueshme për mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës, por edhe që i trajton në mënyrë të dinjitetshme të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit dhe jo vetëm”, thekson njoftimi.

Sipas njoftimit, Limaj theksoi se e mirëkupton situatën rreth grevës, por për faktin se dëmtimi i procesit mësimor është dëmtim i të ardhmes së vendit tonë, tha se pret nga SBASHK-u që të reflektojë, në mënyrë që të zgjidhet kjo çështje përmes dialogut dhe rrugëve institucionale, në të cilat beson më shumë.

Edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në këtë takim ka folur rreth gjendjes se krijuar, ku e ritheksoi se janë kundër grevës për faktin se si e tillë e dëmton procesin arsimor dhe sjellë pasoja të mëdha për nxënësit tanë, të cilët nuk janë fare fajtor për këtë situatë.

Bytyqi theksoi se MASHT është angazhuar shumë rreth kësaj çështje, madje edhe në bashkëpunim me SBASHK-un, e ku veçoi kërkesën e MASHT-it pranë Ministrisë së Administratës për ngritjen e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit në projektligjin për pagat, ku pas kësaj kërkese ka pasur një rritje të lehtë të këtyre koeficienteve por jo aq sa e meritojnë të punësuarit në arsim, thekson njoftimi./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?