Liberalizimi i vizave dhe INTERPOL-i nuk janë prioritet as për 2019

Liberalizimi i vizave dhe INTERPOL-i nuk janë prioritet as për 2019

Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, theksohen si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Krahas këtyre prioriteteve, si qëllim më vete shihet edhe përmbyllja e procesit të bisedimeve me Serbinë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se angazhimi i Qeverisë së Kosovës gjatë […]

Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, theksohen si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Krahas këtyre prioriteteve, si qëllim më vete shihet edhe përmbyllja e procesit të bisedimeve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se angazhimi i Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2019 do të jetë i fokusuar në prioritet dhe synime të cilat në vitin 2018 nuk kanë arritur të realizohen.

“Angazhimi ynë do të jetë në drejtim të intensifikimit në zhvillimit ekonomik të vendit, avancimin e integrimeve evropiane, konsolidimi i mëtutjeshëm i shtetësisë dhe rritja e mirëqenies, si reformat tona të brendshme që kanë qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarit. Këto duhet të jenë disa nga objektivat tona”, tha Limaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike opozitare thonë se prioritet duhet të jenë zgjedhjet dhe formimi i institucioneve të reja, që sipas opozitës, do të garantonte legjitimitetin në qeverisje.

Ismet Beqiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se fillimisht duhet të formohen institucionet e reja të cilat më pastaj do të kishin si prioritet zhvillimin e vendit në aspektin ekonomik.

“Prioriteti kryesor dhe nevoja kryesore e Kosovës dhe qytetarëve tanë ka qenë pikërisht krijimi i institucioneve stabile dhe të besueshme. Kjo nënkupton se prioritet për vendin do të duhej të jenë institucionet të reja. Institucionet e reja me legjitimitet dhe pastaj sikur edhe me herët që kemi ofruar mundësinë të punohet e bisedohet me të gjithë ata që ja duan të mirën vendit”.

“Temat e mëdha duhet të jenë, zhvillimi ekonomik dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni, pra sundimi i ligjit. Normal të punohet shumë edhe për liberalizimin e vizave, por të mos jepen data “, tha Beqiri.

Më gjerësisht lexoni në Radio Evropa e Lirë /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?