Lekaj: Do ta gjobisim “Bechtel & Enkan” për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lekaj: Do ta gjobisim “Bechtel & Enkan” për vonesën në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar në emisionin “Puls” të KTV-së, se konsorciumi “Bechtel & Enka” do të gjobitet, nëse ashtu është paraparë në kontratë nëse autostrada “Arbën Xhaferi” nuk përfundon më 31 dhjetor 2018. Sipas tij, do të implementohet çka do që është e shkruar në kontratë. “Kontrata e parë ishte 42 muaj […]

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar në emisionin “Puls” të KTV-së, se konsorciumi “Bechtel & Enka” do të gjobitet, nëse ashtu është paraparë në kontratë nëse autostrada “Arbën Xhaferi” nuk përfundon më 31 dhjetor 2018.

Sipas tij, do të implementohet çka do që është e shkruar në kontratë.

“Kontrata e parë ishte 42 muaj dhe nuk është kryer e është histori në vete. Ka ardhur aneks-kontrata tjetër që ka paraparë të përfundojë më 31 dhjetor 2018. As kjo s’është kryer dhe mund të them lirshëm që çka do që shkruan në kontratë, do ta implementoj në përpikëri. Në kontratë janë të gjitha obligimet që ka punëdhënësi, qeveria, dhe punëmarrësi ‘Bechtel & Enka’ që është dash të përmbahet në përpikëri aneks kontratën. Jam i vendosur që çka do që shkruan aty të zbatohet”, ka thënë ai duke shtuar se nëse pas vlerësimit të ekspertëve del që punëmarrësi s’ka kryer punët sipas kontratës, do të vijë gjobitja.

Sa i përket pagesës prej 53 milionë eurosh gjobë për vonesën e pagesave lidhur me autostradën “Ibrahim Rugova”, Lekaj ka thënë se obligimi do të kryhet deri më 30 qershor.

Lekaj ka komentuar edhe emërimin e këshilltarit të tij, Eset Berisha, në pozitën e drejtorit të Aviacionit Civil. Ka thënë se ligji ia ka lejuar dhe se Berisha ka përvojën e duhur për atë pozitë.

Lekaj po ashtu ka folur edhe për taksën ndaj mallrave serbe dhe kërkesën e SHBA-së që urgjentisht të hiqet masa. Sipas tij, qeveria Haradinaj është e vendosur të mos e heqë këtë taksë. /Koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?