LDK vazhdon me kritika ndaj Qeverisë, delegacionin për dialog e quan ‘dekorues’

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në arenë të fyerjeve. “Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizu kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion […]
“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizu kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion i ka shkaktuar mjaft dëme Kosovës. 1/3 e ministrave kanë aktakuzë. Gjatë vitit të kaluar një goditje ka qenë edhe deportimi i shtetasve turq. Këshilltar ndërkombëtarë kanë akuzuar Presidentin e vendit”, tha Hoti.
Sipas tij, dialogu me Serbi ka hyrë në rrugë të pakthyer, derisa delegacionin e Kosovës për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur dekorues.
Sipas Hotit, gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më keq.
Ai përmendi edhe grevën e mësimdhënëse, duke ia faturizuar Qeverisë së vendit si dështim.
Hoti tha se është përmbyllur viti me më pak vende punë në Kosovë.
L












