LDK: Shpend Ahmeti të dorëhiqet nga njëra detyrë, ose nga kryetari ose nga dialogu

LDK: Shpend Ahmeti të dorëhiqet nga njëra detyrë, ose nga kryetari ose nga dialogu

Grupi i Asamblistëve të LDK-së ka mbajtur një konferencë për media gjatë të cilës kanë adresuar kritika të shumta ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti. Shqetësues e kanë cilësuar faktin e angazhimit të Ahmetit në ekipin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme përbën shkelje të ligjit. Madje […]

Grupi i Asamblistëve të LDK-së ka mbajtur një konferencë për media gjatë të cilës kanë adresuar kritika të shumta ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Shqetësues e kanë cilësuar faktin e angazhimit të Ahmetit në ekipin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme përbën shkelje të ligjit.

Madje për këtë, asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë kryetarin Shpend Ahmeti.

“Është obligim kushtetues dhe ligjor i Administratës Publike lokale që sipas detyrës zyrtare të mbikëqyrë këto veprime dhe në përputhje me dispozitat  kushtetuese dhe ligjore të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë që ai aktualisht ushtron”, tha ai.

Gashi  tha se akuzat ndaj LDK-së në Prishtinë për mosvotimin e propozimit për fillimin e ndryshimit të planit rregullativ të Kodrës së Diellit nuk qëndrojnë, për shkak se sipas tij, janë 5 parti që qeverisin me komunën dhe nuk kanë mungesë të votave për të çuar përpara këtë çështje.

Tha se LDK-ja ka kërkuar rregullativë ligjore

“Nuk është fajtore opozita, sepse koalicioni qeverisës përbehet nga 5 parti në pushtet dhe të përkrahur nga PDK-ja, pas marrëveshjes së papublikuar ka 27 vota dhe ata kanë mundur të organizohen dhe ta votojnë, pra nuk është fajtore opozita. Opozita kërkuar që ndryshimet e planeve rregullative të hollësishme të bëhen në harmoni me ligjin për Planifikimin Hapësinor. Mirëpo, kjo nuk po ndodhë sepse kryetari dhe qeveria e tij, që 6 vite nuk punuan për hartimin e Hartës Zonale si dokument bazik  dhe i domosdoshëm ligjor dhe parakusht për të pasur të drejtën për ndryshime të planeve rregullative të hollësishme”, tha ai.

Gashi tha se arsyeja a thirrjes së konferencës është dështimet e Komunës së Prishtinës të  vitit 2018, ku ndër to ka theksuar: Rritja e numrit  të drejtorive, dorëheqjet e drejtorëve, punësimet sipas grupeve të interesit, ndërtimet pa leje, mosbashkëpunimi me opozitën, rënie e projekteve kapitale, cilësia e dobët në mirëmbajtjen e rrugëve, shkelje në përzgjedhjen e kompanisë për furnizimin e shkollave.

Ahmeti është akuzuar nga LDK-ja edhe për mosraportim në periudha periodike, si një nga obligimet kryesore të një kryetari komune.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?