LDK e VV nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Veseli rreth dialogut

LDK e VV nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Veseli rreth dialogut

Sot kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thirrur takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi. Takimi pritet të mbahet sot në orën 11:00, në Kuvendin e Kosovës. Siç u bë e ditur, të ftuar janë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV. Por ftesës së tij s’do t’i […]

Siç u bë e ditur, të ftuar janë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.

Por ftesës së tij s’do t’i përgjigjen as LDK-ja e as VV-ja.

LDK-ja nuk e ka në plan të marrë pjesë në këtë takim, ku të ftuar janë edhe presidenti, kryeministri dhe Ekipi negociator. Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të bëhen pjesë e një përpjekjeje për të legjitimuar një proces që, sipas saj, po e dëmton Kosovën.

As Vetëvendosja nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Këtë e ka konfirmuar deputetja Albulena Haxhiu për Koha.net, po atë ditë kur Veseli e bëri ftesën. Ajo tha se Kadri Veseli, përveç tjerash është edhe figurë kontraverse, dhe thirrjen e tij e quan të kotë e pa asnjë vlerë.

“Herë shpif ulët për LV-në e herë bënë ftesë për tryeza. Nuk kemi qenë të pranishëm ndonjëherë në këto tryeza të kota që thërret Kadri Veseli e që janë në shërbim të tij dhe të Hashim Thaçit dhe as që e kanë qëllimin e unifikimit, pra nuk do të marrim pjesë as të hënën”, tha Haxhiu.

Ajo tutje në përgjigjen për Koha.net tha se figurat përçarëse si Thaçi e Veseli nuk sjellin unifikim, e siç tha ajo, është jologjike dhe absurde të besosh në diçka të tillë.

“Ne nuk bëhemi pjesë e pazareve që i kanë nisur në raport me negociatat, përkundrazi do t’i kundërshtojmë fuqishëm. Kadri Veseli ka më shumë se 6 muaj që e mban peng dhe nuk e procedon në seancë raportin e proceduar nga Qeveria mbi sfidat dhe arritjet në procesin e negociatave me Serbinë, pra në vend që ta mundësoj këtë debat, ai thërret tryeza të tilla koti, pra pa asnjë vlerë. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë sepse një ditë më shumë e kësaj Qeverie pa legjitimitet e të skandaleve dhe një President me ide të rrezikshme, është dëm i madh për vendin dhe qytetarët”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Është hera e dytë që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fton krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës në një takim të përbashkët për t’u koordinuar për dialogun, pas formimit të grupit negociator që udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

LDK -ja dhe Vetëvendosje nuk janë pjesë e ekipit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?