Lajmërohet nga arratia ish-komandanti ‘Molla e Kuqe’, familjarët zbulojnë çka u tha atyre

Lajmërohet nga arratia ish-komandanti ‘Molla e Kuqe’, familjarët zbulojnë çka u tha atyre

Ish-ushtari i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, po vazhdon të jetë në arrati që nga koha kur atij i erdhi ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale Avokati i tij, Natal Bullakaj, tha gjatë ditës së djeshme se as ai e as familja e Remzi Shalës nuk janë në dijeni për […]

Ish-ushtari i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, po vazhdon të jetë në arrati që nga koha kur atij i erdhi ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale

Avokati i tij, Natal Bullakaj, tha gjatë ditës së djeshme se as ai e as familja e Remzi Shalës nuk janë në dijeni për vendndodhjen e ish-ushtarit të UÇK-së, raporton lajmi.net.

Avokati Tomë Gashi, tha se arratisja e Remzi Shalës mund të shërbejë si precend nga Gjykata Speciale për të ftuarit e tjerë.

Sipas tij, të njëjtit mund të arrestohen dhe të dërgohen në paraburgim, sepse ekziston bindja se ata mund t’i ikin thirrjes nga kjo gjykatë.

E megjithatë, Remzi Shala siç duket nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Të afërm të tij, i kanë thënë lajmit se Shala nuk do t’i përgjigjet ftesës së Speciales.

Ata thonë të kenë kontaktuar me të, dhe se i njëjti u ka thënë se është i vendosur të qëndrojë në arrati.

“Kemi kontaktuar me të. Krejt çka mund të themi është se ai është i vendosur mos t’i përgjigjet Gjykatës Speciale. Ne i kemi kërkuar të paraqitet, por është vendim i tij”, ka thënë një i afërm i Shalës.

E pikërisht për arratisjen e Shalës, pasoja ka paralajmëruar edhe vetë Specialja.

Në një përgjigje për lajmi.net nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë paralajmëruar pasoja ligjore për të gjithë ata që nuk i përgjigjen ftesave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?