Kurti në Reçak: Iu kemi shumë borxh dëshmorëve dhe martirëve të kombit

Kurti në Reçak: Iu kemi shumë borxh dëshmorëve dhe martirëve të kombit

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se kujtesa e shqiptarëve është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj. Kurti theksoi se masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e […]

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se kujtesa e shqiptarëve është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj.

Kurti theksoi se masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e dinim kaherë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:

“Kujtesa jonë është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj. Pamjet ishin aq të tmerrshme saqë ne tronditemi prej tyre edhe sot e kësaj dite. Drejtësia është aq e vonuar saqë ajo ende nuk ka filluar. Nuk është gjykuar e dënuar asnjë polic apo ushtarak serb për këtë krim të pashembullt.

Më 10 qershor të vitit 2005, bashkë me banorët e fshatit Reçak dhe me familjarët e martirëve e patëm vënë përballë UNMIK-ut një çarçaf me emrat e njëzet kriminelëve serbë të cilët ishin ekzekutorë të shqiptarëve në Reçak më 15 janar të vitit 1999. Ende, as drejtësia vendore dhe as ajo ndërkombëtare nuk kanë vepruar për t’i vënë prapa grilave ata kriminelë të cilët goditën në mënyrë mizore popullsinë civile të pambrojtur e të paarmatosur. Masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e dinim kaherë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e saj, pra gjuhën e forcës.

Sot, dy dekada më vonë, ne përulemi me respekt e me dhimbje, por edhe me krenari, për martirët dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi dhe posaçërisht për ata këtu në Reçak. Familjarët e të vrarëve janë po ashtu viktima dhe çdo ditë që kalon është ditë e padrejtësisë për ta. Dëshmorëve dhe martirëve të kombit si dhe familjeve të tyre ne si qytetarë, si politikanë, si përfaqësues, si aktivistë iu kemi shumë borxh. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?