Kritikohen autoritetet gjermane se ishin në dijeni për rrjedhjen e informacioneve

Kritikohen autoritetet gjermane se ishin në dijeni për rrjedhjen e informacioneve

Autoritetet e sigurisë kibernetike të Gjermanisë janë kritikuar, pasi u bë e ditur se ato kanë qenë në dijeni për javë të tëra, të një sulmi të madh ndaj të dhënave të qindra politikave, por që nuk i kishin treguar policisë. Gazetarët, fytyrat publike dhe politikanët – përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel – janë në […]

Autoritetet e sigurisë kibernetike të Gjermanisë janë kritikuar, pasi u bë e ditur se ato kanë qenë në dijeni për javë të tëra, të një sulmi të madh ndaj të dhënave të qindra politikave, por që nuk i kishin treguar policisë.

Gazetarët, fytyrat publike dhe politikanët – përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel – janë në mesin e personave të dhënat personale të së cilëve janë publikuar online.

Sulmet kibernetike kanë ndodhur përgjatë muajit dhjetor të vitit 2018, por informacionet për sulme të tilla nuk ishin bërë publike deri të premten.

Ende është e paqartë se kush është përgjegjës për këto sulme.

Zyra Federale e Sigurisë së Informacionit (BSI) është duke u përballur me kritika të shumta, pasi doli se ka qenë në dijeni për rrjedhjen e këtyre informacioneve që prej muajit dhjetor, ndërkaq Zyra Federale për Krime, ishte njoftuar për një gjë të tillë vetëm të premten, më 4 janar.

Shefi i BSI-së, Arne Schoenbohm i ka thënë radios Phoenix se ekipi i tij “ka mbajtur bisedime më herët në dhjetor me disa anëtarë të parlamentit” dhe kishte krijuar një ekip “për t’iu përgjigjur këtij incidenti”.
Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare të figurave politike – përveç të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë AfD – ishin postuar në Twitter.

Ministria e Brendshme gjermane ka thënë se nuk ka dëshmi se sistemet parlamentare dhe qeveritare të jenë komprometuar dhe ende nuk është e qartë se nëse sulmet kibernetike janë kryer duke hakuar, apo dikush ka pasur qasje në këto informacione dhe i ka publikuar.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa rrjedhjes së këtyre informacioneve, ndonëse dyshimet kanë rënë mbi grupet e krahut të djathtë në Gjermani, por edhe mbi Rusinë.

Rusia edhe në të kaluarën është akuzuar se ka kryer sulme kibernetike në Gjermani./rel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?