Kosova ka harxhuar gjysmë milioni për ‘klientët’ e Speciales

Kosova ka harxhuar gjysmë milioni për ‘klientët’ e Speciales

Kosova e ka hapur kuletën për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale. Për këtë qëllim, vetëm gjatë vitit të shkuar janë harxhuar rreth gjysmë milioni euro të buxhetit të shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Informata i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga Ministria e Drejtësisë. “Për Programin Mbrojtja Juridike dhe Mbështetja Financiare e Personave të Akuzuar […]

Kosova e ka hapur kuletën për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale. Për këtë qëllim, vetëm gjatë vitit të shkuar janë harxhuar rreth gjysmë milioni euro të buxhetit të shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Informata i është konfirmuar “Kohës Ditore” nga Ministria e Drejtësisë.

“Për Programin Mbrojtja Juridike dhe Mbështetja Financiare e Personave të Akuzuar Potencialë nga Dhomat e Specializuara, me Ligjin nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, në kategorinë 020 Transfere dhe Subvencione janë miratuar 1.500.000,00 euro. Nga kjo shumë e planifikuar në vitin 2018 janë shpenzuar 466.309,41 euro për zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe marrjen e këshillave juridike për formën e adresimit të obligimeve të Republikës së Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special”, thuhet në një përgjigje të shkruar që Ministria ia ka përcjellë gazetës.

Kur Kosova e pati formuar Specialen pati miratuar edhe një ligj, në të cilin theksohet se dispozitat e tij zbatohen ndaj çdo personi, i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtarëve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore, që mbahen jashtë Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?