Kongresistja e re myslimane propozon ndryshim të rregullit për mbulimin e kokës në SHBA

Kongresistja e re myslimane propozon ndryshim të rregullit për mbulimin e kokës në SHBA

Ilhan Omar po ia ndryshon pamjen Kapitolit. Një nga dy gratë myslimane, të parat që shërbejnë në Kongresin amerikan, e mbulon kokën me shami. Por teknikisht kjo është e ndaluar sipas rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve. Kongresi i 116-ë do të jetë ndër më të larmishimit. Tani që demokratët morën kontrollin e organit të tyre […]

Kongresi i 116-ë do të jetë ndër më të larmishimit. Tani që demokratët morën kontrollin e organit të tyre legjislativ, ata do t’i ndyshojnë rregullat në mënyrë që ta reflektojnë këtë realitet.

Rregulli që do ta kishte ndaluar zonjën Omar të mbante shami koke, ose hixhab, u vendos para 181 vjetësh kur përmbajtja e Kongresit dukej shumë ndryshe. Gratë dhe pakicat nuk e kishin mundësinë të shërbenin si anëtarë të tij. Kur ligjvënësi përcaktuan se “çdo anëtar duhet ta ketë kokën të pambuluar gjatë seancave të Kongresit”, ata i referoheshin praktikës së zakonshme të burrave në shekullin e 19-të për mbajtjen e kapeleve. Rregulli nuk ishte vendosur për të diskriminuar pakicat fetare.

Megjithatë edhe atëherë ky rregull shkaktoi debate. Disa anëtarë argumentuan se veshja e kapeles ndiqte një traditë të rëndësishme në Parlamentin Britanik që simbolizonte pavarësinë nga monarku. Të tjerë dhanë një argument edhe më praktik, duke pyetur ku mund t’i linin kapelet.

Megjithatë rregulli mbeti. Në seanca ndalohen gjithashtu cigaret, ushqimi, pijet dhe celularët.

Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë një avantazh ndaj kolegëve të senatit: ata janë lejuar gjithmonë të sjellin fëmijët në sallën e seancave.

Mbulimi i kokës është përdorur edhe në shenjë proteste. Në vitin 2012, kongresmeni demokrat, Bobby Rush i Ilinoit u përzu nga salla e seancës pasi po e mbante në kokë kapuçin e një pulovre, si shenjë proteste pas vdekjes së adoleshentit afrikano-amerikan Trayvon Martin, që u vra nga George Zimmerman dhe kishte kapuçin në kokë kur u vra.

Në Twitter, Ilhan Omari që ka lindur në Somali tha se do të kërkonte t’i jepej fund ndalimit.

Së bashku me kongresmenin nga Masaçusets Jim McGovern dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi nga Kalifornia, zonja Omar po paraqet një propozim sipas së cilit, të bëhet një përjashtim nga ky rregull për mbulimin e kokës për arsye fetare ose mjekësore. /voa

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?