Komuna e Vitisë pritet të marrë vendim për ndalimin e garave mes qenve

Komuna e Vitisë pritet të marrë vendim për ndalimin e garave mes qenve

Komuna e Vitisë pritet të marrë një vendim që ndalon keqtrajtimin dhe vrasjen e kafshëve, duke përfshirë këtu edhe garat mes qenve që organizojnë individë të ndryshëm. Kështu ka njoftuar Jakup Haxhiu, shefi i kabinetit të kryetarit të Vitisë. Ai tha se e kanë marrë me shqetësim njoftimin për një garë të mundshme mes qenve […]

Kështu ka njoftuar Jakup Haxhiu, shefi i kabinetit të kryetarit të Vitisë.

Ai tha se e kanë marrë me shqetësim njoftimin për një garë të mundshme mes qenve në fshatin Kabash të Vitisë që ishte paralajmëruar për sot.

“Personalisht, me kërkesën e kryetarit e kam hulumtuar rastin, kam biseduar edhe me policinë, ju garantoj që në Viti nuk është mbajtur një garë e tillë. Qysh nesër, të hënën, do e konsultojmë ligjin edhe me policinë për të marrë një vendim lidhur me këtë dukuri, dhe pastaj do e bëjmë publike”, ka thënë haxhiu për KosovaPress.

Një vendim të ngjashëm para disa ditësh e ka marrë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka nënshkruar një urdhëresë për ndalimin e keqtrajtimit dhe vrasjen e kafshëve.

Përndryshe, gjatë mëngjesit të sotëm, KosovaPress kishte marrë njoftim se në një fshat të Vitisë do të mbahet një garë që nxitë përleshje mes qenve, dhe menjëherë ka kontaktuar policinë dhe komunën e Vitisë, të cilët u treguan shumë bashkëpunues, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin.

Si rezultat i kësaj, Haxhiu nga kabineti i kryetarit të Vitisë njoftoi për KosovaPress se tashmë po punojnë për ta parandaluar këtë dukuri.

Ndërkaq, sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, shfrytëzimi, keqtrajtimi apo vrasja e kafshëve në gara, mund të dënohet me gjobë nga 100 deri në 5000 euro./KosovaPress/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?