Kisha Ortodokse në Ukrainë pavarësohet pas 330 vjetësh nga ajo ruse

Kisha Ortodokse në Ukrainë pavarësohet pas 330 vjetësh nga ajo ruse

Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës ka nënshkruar sot një dekret që i jep autoqefali, apo pavarësi Kishës Ortodokse në Ukrainë, duke i dhënë fund kështu mbi 330 vjet kontroll fetar të Rusisë në Ukrainë. Në ceremoninë e mbajtur në Stamboll – që konsiderohet selia shpirtërore e krishterimit ortodoks – ka qenë i pranishëm edhe presidenti […]

Patriarku Ekumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës ka nënshkruar sot një dekret që i jep autoqefali, apo pavarësi Kishës Ortodokse në Ukrainë, duke i dhënë fund kështu mbi 330 vjet kontroll fetar të Rusisë në Ukrainë.

Në ceremoninë e mbajtur në Stamboll – që konsiderohet selia shpirtërore e krishterimit ortodoks – ka qenë i pranishëm edhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Dekreti apo “tomosi”, do t’i dorëzohet më 6 janar kreut të ri të Kishës ukrainase, Metropolitan Epifaniy, për të përmbyllur këtë ceremoni dyditore.

“Është nder i madh për mua që të vizitoj Stambollin, ku kjo ngjarje që e kemi pritur për shumë kohë do të mbahet nesër”, ka shkruar në Facebook Poroshenko, duke iu referuar ceremonisë së dorëzimit të dekretit.

Poroshenko ka thënë se ky hap do të hapë “etapë të re në historinë ortodokse. Ne lutemi për paqe dhe unitet”, ka thënë ai.

Patriarku Bartolomeo kishe njoftuar se do të njohë kërkesën e Ukrainës për pavarësinë e kishës së saj në muajin tetor të vitit të kaluar. Dy muaj më pas, liderët ortodoksë të Ukrainës ishin pajtuar që të krijojnë një Kishë Ortodokse kombëtare dhe kishin zgjedhur 39-vjeçarin, Epifaniy në krye të kësaj kishe.

Rusia që një kohë të gjatë ka kundërshtuar përpjekjet që Ukraina ka bërë që të pavarësojë kishën e saj./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?