Kina ia mësyn Evropës përmes Serbisë

Kina ia mësyn Evropës përmes Serbisë

Përkundër interesimit të Pekinit, lidhja e Kinës me Bashkimin Europian ka përjetuar një seri thyerjesh në vitin 2018. Në muajin dhjetor, ekonomia më e fortë evropiane, Gjermania, ia bëri Kinës edhe më të vështirë investimet duke krijuar një ligj kundër blerjeve të kompanive gjermane nga vendet e huaja. Revista e njohur “The Diplomat” ka shkruar për […]

Përkundër interesimit të Pekinit, lidhja e Kinës me Bashkimin Europian ka përjetuar një seri thyerjesh në vitin 2018. Në muajin dhjetor, ekonomia më e fortë evropiane, Gjermania, ia bëri Kinës edhe më të vështirë investimet duke krijuar një ligj kundër blerjeve të kompanive gjermane nga vendet e huaja.

Revista e njohur “The Diplomat” ka shkruar për mënyrën se si Kina synon tregun evropian dhe këtë, thotë se e ka gjetur përmes rrugës kah Serbia, transmeton Koha.net.

“Në Ballkan, jo fort larg BE-së, Kina po shijon një tjetër përvojë. Një jo-anëtare e BE-së, Serbia, pohon të jetë një prej mikeve më të mira të Kinës në Europë. Pekini është përfshirë në projekte të shumta në Ballkan, edhe pse ajo më e njohura, hekurudha Beograd-Budapest, ka dështuar të ndërtohet deri më tani”, ka shkruar “Th Diplomat” që përmend marrëdhëniet e turbullta mes Kinës dhe Jugosllavinë që prej vitit 1949 e këtej.

“Josip Broz Tito, lideri i Jugosllavisë komuniste, dëshironte të lidhej me Republikën Popullore të Kinës, por ishte kthyer mbrapsht nga Mao Zedongu për shkak të ndarjes së Titos me Stalinin. Edhe pse Jugosllavia filloi ta njihte Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949, Tito priti që më 1977 ta vizitonte Pekinin për herë të parë”, shkruan gazeta.

Ftohjen e marrëdhënieve të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha me Kinën, e shfrytëzoi Serbia që u bë partnere e saj.

“Marrëdhëniet vazhduan të jenë të mira që prej viteve ’80 dhe ’90 kur erdhi në pushet Sllobodan Millosheviqi. Pas luftës për ndarje të Jugosllavisë, Millosheviqi vizitoi Kinën si president serb në vitin 1997 dhe mori përkrahje diplomatike nga Kina pas marrëveshjes së Daytonit”, shkruan “The Diplomat”.

“Kjo është parë si shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e Kinës me Serbinë. Pekini përkrahte pikëpamjet e Beogradit për Kosovën. Kjo reflektonte situatën e saj me Taiwanin apo edhe Hong Kongun.

Kjo gazetë konsideron se ndërhyrja e NATO-s me bombardime në vitin 1999, ishte një tjetër moment i rëndësishëm që forcoi marrëdhëniet e Serbisë me Kinën që kishte shprehur kritika kur nga sulmet me bomba në Beograd kishin vdekur tre kinezë.

Raportet e Serbisë me Kinën, sipas “The Diplomat”, janë forcuar shkaku i qëndrimeve që Serbia ka ndaj Kosovës. Përveç Kosovës, kriza ekonomike e vitit 2008 shtyu Serbinë që të përqafonte Kinën.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në: Serbia: China’s Open Door to the Balkans

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?