Kim Jong-un kërcënon ShBA-të për vit të ri

Kim Jong-un kërcënon ShBA-të për vit të ri

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, paralajmëroi se vullneti i mirë në shkëmbimet me Uashingtonin mund të marrë fund nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sanksionet për të detyruar regjimin e Phenianit të heqë dorë nga armët bërthamore. Në fjalimin e përvitshëm me rastin e Vitit të Ri, udhëheqësi koreano-verior foli për “synimin e […]

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, paralajmëroi se vullneti i mirë në shkëmbimet me Uashingtonin mund të marrë fund nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë sanksionet për të detyruar regjimin e Phenianit të heqë dorë nga armët bërthamore.

Në fjalimin e përvitshëm me rastin e Vitit të Ri, udhëheqësi koreano-verior foli për “synimin e tij të vendosur” për të mos prodhuar apo testuar armë bërthamore, po ashtu as për të “përdorur apo përhapur” arsenalin e këtij vendi. Ai shtoi se ishte i gatshëm për një takim tjetër me Presidentin Donald Trump këtë vit. Por Kim Jong Un shtoi se vendi i tij mund të detyrohet të ndjekë një rrugë tjetër nëse Uashingtoni “nuk merr masa korresponduese”. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut të heqin dorë nga manovrat e përbashkëta ushtarake.

Në qershor të vitit të kaluar, në takimin e tyre historik Kim Jong Un dhe Presidenti Trump nënshkruan një marrëveshje pa terma konkrete me synimin për negociata të mëtejshme. Por negociatat kanë ngecur pasi Pheniani këmbëngul për heqjen e sanksioneve në përgjigje të përparimit të vogël që ka bërë regjimi koreano-verior. Pheniani nuk pranon thirrjet e Uashingtonit për çarmatim të plotë bërthamor para se të rishikohen sanksionet.

Koreja e Veriut po ashtu ka kërkuar që Uashingtoni dhe Seuli të nxjerrin deklarata paqeje për të ndalur zyrtarisht politikat armiqësore dhe për të zëvendësuar armëpushimin që ka ekzistuar që nga përfundimi i Luftës së Koresë në 1953. Kritikët thonë se deklarata e paqes do të bënte të pamundur praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut. /voa

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?