Kërkohet paraburgim për personin që u kap me mbi 1000 kg mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se ka përgatitur mishin e një lope të ngordhur për ta hedhur në treg. Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim […]
Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se më datën 16 janar të vitit 2019, S.Sh. i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.
Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.
Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Pejë nën dyshimin se kishin blerë një lopë të ngordhur dhe e kanë bërë gati për treg,
Pas një informate të pranuar se personat e dyshuar M. B., R. Sh. dhe S. Sh. kishin bërë shitblerje të lope të ngordhur, Njësiti i Hetimeve i SP Pejë fillimisht e ka marrë njërin nga të dyshuarit që pretendohej që kishte therur dhe kishte transportuar kafshën me targa vendore deri te shtëpia e personit tjetër të dyshuar, të cilin nuk e ka hasur në shtëpi.
Njësitet policore kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit dhe prapa shtëpisë është vërejtur se në dy objekte kishte mish të kafshëve të therura por në gjendje shumë të keqe pa mirëmbajtje dhe pa prejardhje.
Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 9 frigoriferë të mëdhenj të mbushur me mish të prishur të llojllojshëm dhe me kundërmim të rëndë.
Në vendngjarje me kërkesë të Policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit kanë dalë edhe inspektorët e veterinarisë, të cilët bazuar në gjendjen faktike kanë vendosur që e gjithë sasia e mishit – 1089 kg – të shkatërrohet.












