Kadri Veseli thotë se SHBA nuk ka kërkuar heqjen e taksës

Kryetari i Kuvendit i pyetur nëse SHBA-të kanë kërkuar nga Qeveria heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, tha se nuk ekziston një kërkesë e tillë, por se kanë kërkuar që t’i jepet një mundësi dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. “Letra e presidentit Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të SHBA-ve që i […]

“Letra e presidentit Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të SHBA-ve që i bart qëndrimet janë mesazhe që i marrin shumë seriozisht. Ka një kërkesë që t’i jepet fuqi Kosovës në procesin e dialogut, nuk ka kërkesë për t’u hequr”, thaVeseli.

Veseli ka folur edhe për vizitën e djeshme të presidentit të Rusisë në Serbi dhe akuzat e opozitës se ata janë përgjegjës për mos liberalizimin e vizave.

“Avdullahu duhet me fol diçka se është në opozitë, është bërë ylli i opozitës. Ne jemi me Amerikën, fqinji jonë po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë por po i hapë dyert Rusisë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Kosovës. Kosova do të jetë në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe po punojmë shumë. Opozita duhet t’iu bashkëngjitet proceseve”, tha Veseli.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, nuk ka komentuar vizitën e Putinit në Serbi.

E shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, kritikoi mbarëvajtjen e mbledhjes së kryesisë, duke thënë se nuk janë diskutuar fare grevat e mësimdhënësve dhe të mjekëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?