Javën e ardhshme pritet shkarkimi i Rikallos, me kërkesë të PSD’së

Javën e ardhshme pritet shkarkimi i Rikallos, me kërkesë të PSD’së

Institucionet e Kosovës e kanë nisur vitin 2019 me bllokadë buxhetore, pasi me të hyrat që posedojnë nga viti 2018, arrijnë t’i mbulojmë vetëm pagat. Gjatë muajit dhjetor, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte vetëm në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2019. Pritet që buxheti të futet në rend ditë për votim në lexim […]

Gjatë muajit dhjetor, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte vetëm në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2019.

Pritet që buxheti të futet në rend ditë për votim në lexim të dytë, gjatë javës së tretë të janarit.

Por, pozita nuk i ka votat e mjaftueshme për miratimin e buxhetit, pasi edhe në lexim të parë është varur nga votat e deputetëve të PSD-së.

PSD-ja, në lexim të parë votoi për buxhetin, por e kushtëzuan me uljen e numrit të zëvendësministrave në dy, shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo,krijimin e një komisioni të veçantë për sistemin pensional, e që i njëjti të udhëhiqet nga PSD-ja si dhe kalimin e Ligjit për Paga.

Por, në një përgjigje të dhënë nga Zyra e Kryeministrit është thënë se deri tani, nuk është ndërmarrë ndonjë hap.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se të gjitha kërkesat e PSD-së janë legjitime, do të thotë se kanë legjitimitet dhe se ato do të trajtohen. Para fundvitit ka pasur tema të tjera për të cilat është dashur angazhim. Kurdo që ka lajme të reja në këtë drejtim, sigurisht që do të informoheni me kohë.

Burime të gazetës Koha Ditore, kanë thënë se pas festave, kërkesa e parë që do të futet në rend dite, është shkarkimi i ministrit Rikallo.

Ndërsa, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë për KTV-në se nuk e di se kur do të shkarkohet ministri Rikallo dhe ka përsëritur se buxheti do të votohet vetëm pas plotësimit të kërkesave.

E në raste të mosvotimit të buxhetit brenda muajit janar, atëherë Kuvendi mund të funksionojë me buxhetin e vitit 2018 edhe në muajin shkurt dhe mars, çdo herë me miratim të kuvendit.

Por kjo sipas Berat Thaqit nga Instituti GAP do të shkaktonte probleme në projektet kapitale.

Qeveria Haradinaj i ka 79 zëvendësministra.

Për vetëm një vit, 79 zëvendësministrat, vetëm për paga, i kushtojnë buxhetit të shtetit më shumë se 1 milion e 90 mijë euro.

Nëse 22 ministra mbajnë vetëm nga dy zëvendës, atëherë numri i tyre do të ulet në 44, 35 më pak.

Në mars të këtij viti, Lista Serbe, me deputetët e saj, ka dalë në opozitë, por ministrat kanë vazhduar t’i ushtrojnë detyrat. Megjithëkëtë, nuk i kanë raportuar Kuvendit e Qeverisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?