Jashari mbron ish-komandantët: Gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Jashari mbron ish-komandantët: Gjykimet kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës, duke thënë se si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të tejkalohet pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. Ai në një postim në Facebook shkruan se do të […]

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas nisjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës, duke thënë se si çdo sfidë tjetër që është tejkaluar, edhe kjo do të tejkalohet pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se do të jetë gjithmonë në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sa herë që është folur dhe shkruar, është dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e shenjtë për popullin shqiptar, ka qenë e drejtë. Edhe gjykimet madje kanë nxjerr pastërtinë e luftës së drejtë të popullit shqiptar. Në çfarëdo aspekti që gjykohet lufta e shenjtë për lirinë e popullit tonë të vuajtur me shekuj, nga pushtuesi më barbarë që ka njohur historia e njerëzimit, secili luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë mëdyshje, do ta ketë mbështetjen time dhe të mbarë popullit shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës krenaria jonë!”, shkruan Jashari.

Ndryshe, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, sot është nisur për në Hagë, me ç’rast do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Mustafa i njohur si komandant Remi, ka thënë para mediave se ata janë të pafajshëm. Ai ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’.

Ish-komandanti Mustafa do të intervistohet nesër, më 14 janar nga Prokuroria Speciale në Hagë, kurse më datën 16 janar do të intervistohet bashkëluftëtari i tij, ish-komandanti Sami Lushtaku, transmeton kp.

Përndryshe, Gjykata Speciale në Hagë do të veprojë me ligje të Kosovës dhe po heton për krimet që supozohen të kenë ndodhur ndaj civilëve në Kosovë gjatë periudhës 1998-2000. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?