Ja kur do të kemi mot më stabil

Në fillim të javës sërish reshje bore. Nga e mërkura kthjellime, maksimalet mbi 0C. Vorbulla dytësore e ciklonit që shtrihet mbi Skandinavi e gjatë ditëve të para të javës do të depërtojë mbi vendin tonë, ndërkohë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për […]
Në fillim të javës sërish reshje bore. Nga e mërkura kthjellime, maksimalet mbi 0C.
Vorbulla dytësore e ciklonit që shtrihet mbi Skandinavi e gjatë ditëve të para të javës do të depërtojë mbi vendin tonë, ndërkohë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për reshje të reja të borës.
Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0C.
Me afrimin e vorbullës ciklonike mbi vendin tonë, kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në uljen e vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale, mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes mund të rriten në vlera të pashëndetshme.
15.01 – Shumë ftohtë, erë gjatë ditës. Pjesërisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale bore.













