Ja çka thotë kryeministri për grevën në shëndetësi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevën në shëndetësi gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga […]
“E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me ul vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’i rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj.
Profesionistët shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë.
Kryeministri Haradinaj u pati premtuar atyre rritje të pagave por përfundoi duke e rritur pagën e tij.
Ka qenë qershori i vitit 2017 kur Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kërkonin votat e qytetarëve në emër të koalicionit PAN. Të dy kishin dhënë premtime edhe për rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë. E premtimet e koalicionit PAN i kishin formalizuar në një memorandum që kishin nënshkruar me Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.
Kujtojmë që qytetarët janë ata që po e pësojnë nga greva. Vetëm dje pamë një rast të rëndë se si një i moshuar kishte ngelur në korridoret e Emrgjencës në QKUK duke rënkuar nga dhimbjet e mëdha gjithë natën.












