Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë: Për ndryshimet e kufijve Kosovë-Serbi, Rama dhe Meta nuk kanë asgjë në dorë

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara në televizionin TopChannel. Në një kronikë u soll në kujtesë deklarata e Edi Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”. Për Paskal Milon, ish-ministër i […]

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara në televizionin TopChannel. Në një kronikë u soll në kujtesë deklarata e Edi Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

Për Paskal Milon, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një sugjerim, por që s’do të realizohet për një kohë relativisht të gjatë.

“Mbase në ndonjë rrethanë tjetër kur dy vendet mund të jenë gati për të hyrë në BE, mbase atëherë. Por në kushte kur dy vendet nuk kanë të konsoliduar një dialog të shëndetshëm, nuk besoj se do ndodhë. Mund të ketë konsensus ndërkombëtar por nëse nuk ka konsensus kombëtar, nuk bëhet”, u shpreh ai.

I pyetur se si i duket fakti që Rama duket pro ndryshimit të kufijve, ndërsa Meta duket kundër, Milo u përgjigj: “Mbështetur në deklarata që kam dëgjuar, kjo të krijon përshtypjen se Rama është pro ndryshimit të kufijve ndërsa Meta thotë jo. Por e vërteta është se nuk janë ata që e do vendosin, por shqiptarët e Kosovës. Është shtet i pavarur dhe demokratik dhe vendosin ata. Edhe vetë drejtuesit e Kosovës kur zihen në Kosovë kërkojnë përkrahje në Tiranë, por kjo nuk më duket normale”./TCh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?