Ish-ministri i Jashtëm grek: Bushatin e larguan pasi doli kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm grek: Bushatin e larguan pasi doli kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Greqia ka komentuar ndryshimet e fundit në qeverinë shqiptare duke e fokusuar tek ajo e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit. Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se largimi i Bushatit ka lidhje me qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. “Ditmir Bushati, për mendimin tim, nuk […]

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se largimi i Bushatit ka lidhje me qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

“Ditmir Bushati, për mendimin tim, nuk u largua nga kabineti sepse qëndroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës. Me pak fjalë, ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kotzias, transmeton “Oranews”.

Ndër të tjera Kotzias ka vlerësuar rolin e Bushatit në dialogun mes Tiranës dhe Athinës për paktin detar. Por gjatë intervistës shton se pavarësisht se kush ulet në karrigen e ministrit, Greqia kërkon të mbajë raporte të mira me Shqipërinë.

“Bushati ishte një ministër tepër i guximshëm dhe i vendosur, dhe një nga më seriozët që ka negociuar me Greqinë. Bushati ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat me shtetin grek. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Problemi i dytë. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë”, tha më tej ai.

Edhe Presidentit Ilir Meta po shfrytëzon të gjithë kohën që ka në dispozicion për dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e zëvendësuesin e tij Gent Cakën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?