Isa Mustafa: Si Serbia, si Kadria

Isa Mustafa: Si Serbia, si Kadria

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka shpërthyer me një tekst të gjatë ndaj Kadri Veselit të PDK’së, që sipas tij ka nisur një fushatë të ndyrë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mustafa madje ka krahasuar Kadri Veselin me Serbinë, duke i quajtur të dy provokatorë, shkruan Periskopi. ‘’As nuk ka dëshirë Serbia që të përparojë […]

Mustafa madje ka krahasuar Kadri Veselin me Serbinë, duke i quajtur të dy provokatorë, shkruan Periskopi.

‘’As nuk ka dëshirë Serbia që të përparojë dialogun dhe ta njohë Kosovën, e as Kadriu që të bashkëpunojë me LDK-në, sepse këtë e ka vërtetuar.
Në këto rrethana, aq më pak ka vullnet LDK të punojë bashkë me Kadriun’’, ka thënë Mustafa.

Tutje i pari i LDK’së ka shkruar se ‘ nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues; me njerëz që ofendojnë, gënjejnë e shpifin’.

Kujtojmë që ka disa ditë që Kadri Veseli ka bërë akuza ndaj opozitës, në veçanti LDK’së. E quajti edhe parti të majtë.

 

Ja reagimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Provokatorë, si Serbia si Kadria!

Në situatën kur , edhe përkundër diferencave të mëdha të skenës politike, Kosovës i nevojiten përpjekje e brendshme për të gjetur rrugën më të mirë për ta përballuar dialogun me Serbinë, ka filluar një fushatë e ndyrë e udhëhequr nga Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së dhe e pasuar nga lakenjtë e tij kunder LDK-se. Nuk e kanë mirë, sepse nuk mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në.

Më mirë do të ishte që z. Veseli të merret me drejtimin e Kuvendit por edhe me koalicionin qeverisës, sepse problemi është te ta e jo te LDK. Ata kanë problem me BE dhe me SHBA që të përmbushin kushtet për dialog. Ata nuk po munden me e bindë Kryeministrin ta bëjë punën e tij në dialog e po merren me LDK-në. Ata veprojnë publikisht me tre platforma për dialog, një të Presidentit, një të Qeverisë dhe një të Komisionit të Kuvendit.

Nuk është përgjegjësi e LDK-së pse koalicioni qeverisës është i dobët, pse s’ka fuqi ta përballoj dialogun, pse kryeministri i ik përgjegjësisë së tij në dialog?! Nuk është, po ashtu, përgjegjësi e LDK-së që dikush harron se Kosova e ka shpallur pavarësinë, se kemi institucione kushtetuese dhe se asnjë grup i derivuar nuk duhet dhe nuk mund të zëvendësoj këto institucione.

Për LDK-në nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues; me njerëz që ofendojnë, gënjejnë e shpifin. Dhe, Kosovës nuk i nevojitet kurrfarë ekipi i unitetit në kohën kur i ka të gjitha institucionet kushtetuese. Nëse këto institucione janë të paafta ta kryejnë punën e tyre, duhet të themelohen institucione tjera përfaqësuese e jo ekipe që u shërbejnë institucioneve pa legjitimitet.

LDK ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetformuese. Por dialogu me Serbinë, nuk është shtetformues. Shtetin e kemi formuar dhe e kemi shpallur në këta kufij më 17 shkurt 2008. Dialogu është për të na njohur Serbia, jo për ta mbyllë çështjen e shtetësisë, sepse kjo çështje është e mbyllur dhe askush nuk ka të drejtë ta hapë.

LDK e peshon rëndësinë e këtij dialogu dhe përkrahjen nga SHBA dhe BE. Prandaj angazhohet që për këtë dialog të kemi një qeveri që përfaqëson shumicën meritore dhe që ka legjitimitet politik.
Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës.

Serbia ia bënë gjitha të zezat Kosovës, deri aty sa i shkruan edhe Shqipërisë ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës, e në anën tjetër trumbeton anembanë botës se Kosova po pengon dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve!
Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog.
As nuk ka dëshirë Serbia që të përparojë dialogun dhe ta njohë Kosovën, e as Kadriu që të bashkëpunojë me LDK-në, sepse këtë e ka vërtetuar.
Në këto rrethana, aq më pak ka vullnet LDK të punojë bashkë me Kadriun.
Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend. IM

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?