Intervistimi i Remit në Hagë ka nisur në orën 10, pritet të vazhdojë deri në mbrëmje

Intervistimi i Remit në Hagë ka nisur në orën 10, pritet të vazhdojë deri në mbrëmje

KTV-ja merr vesh se marrja në pyetje e Remit pritet të vazhdojë edhe sot së paku deri në orën 17. Megjithatë, sot është paralajmëruar se intervistimi mund të zgjasë edhe pas kësaj ore kur zyrtarisht Prokuroria përfundon orarin e punës. Në Hagë ka filluar të merret në pyetje në ditën e dytë ish-komandanti i UÇK-së […]

KTV-ja merr vesh se marrja në pyetje e Remit pritet të vazhdojë edhe sot së paku deri në orën 17. Megjithatë, sot është paralajmëruar se intervistimi mund të zgjasë edhe pas kësaj ore kur zyrtarisht Prokuroria përfundon orarin e punës.

Në Hagë ka filluar të merret në pyetje në ditën e dytë ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Ai ka ardhur në selinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar i shoqëruar nga avokatë të tij, derisa intervistimi ka nisur në orën 10.

Mbrojtësit e tij dhe as zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar nuk kanë pranuar të konfirmojnë statusin e marrjes në pyetje të Mustafës. Por, bazuar në Rregulloren e Procedurës dhe Provave, konkretisht rregullit 26, të dyshuarit dhe akuzuarit janë ata të cilët kanë të drejtë të kenë avokat nga Lista e Mbrojtësve të Specializuar.

Avokati i Mustafës, Arianit Koci është pjesë e kësaj liste dhe hyn në kategorinë e avokatëve mbrojtës të miratuar nga Gjykata. Disa nga avokatët në këtë listë kanë statusin e vetëm “avokatë të viktimave” ose “mbrojtës/viktimave”.

Mustafa kështu është bërë kosovari i parë që po intervistohet nga hetues e prokurorë të ZPS-së. Ai është vetëm një nga personat e ftuar nga Gjykata Speciale, që aktive publikisht u bë në fund të 2018-s.

Në pyetje këtë të mërkurë merret edhe një figurë e lartë e UÇK-së, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?