Ilir Meta: Nuk habitem nëse Baton Haxhiu thotë se Adem Jashari u vra për t’ia dhënë Serbisë Mitrovicën

Presidenti Ilir Meta në televizionin “News 24” ka folur sot dhe për idenë e ndryshimit të Kufijve në Ballkan. Kreu i shtetit komentoi një deklaratë të gazetarit Baton Haxhiu, i cili ka thënë se idenë e ndryshimit të kufijve e ka pasur i pari Ilir Meta në vitet 2000. Duke komentuar në mënyrë ironike këtë […]
Duke komentuar në mënyrë ironike këtë qëndrim të gazetarit Haxhiu, Meta tha se “nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën”.
Presidenti Meta shtoi se në periudhën e vitit 2000 kur flet Baton Haxhiu, Kosova nuk ka qenë ende e pavarur dhe nuk mund të flitej fare për kufij.












