I ulet paga njeriut më të paguar në Kosovë

I ulet paga njeriut më të paguar në Kosovë

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë. Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro. Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Deklaratën për pagesën e Adrian Zallit […]

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë.

Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro.

Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Deklaratën për pagesën e Adrian Zallit mund ta ndiqni nga minuta e 13-të e intervistës.

Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se pagat e menaxhmentit të Trustit përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, kishte shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, në një intervistë për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi, ka thënë se do të bëhet harmonizimi i pagave në këtë institucion.

Demi ka treguar se paga e drejtorit menaxhues të Trustit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Duhet pasur parasysh specifikat e institucionit. Fondi Pensional është i vetmi institucion publik që është në tregjet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk është penalizuar për specifikat që i ka. Pra si tillë nuk mund të krahasohet me institucionet e tjera publike, sepse po ka ngjashmëri dhe krahasimet duhet të jenë me sektorët e ngjashëm. Në fund të fundit kjo është historike, pra prej se është themeluar institucioni dhe prej vendimit që ka ardh nga një bord ndërkombëtar nuk është as zotëri Zalli apo vartës i tij nuk ka qenë përcaktues në anën e kompensimit të tyre. Kjo çështja e trajtimit të pagës dhe të ardhurave është një çështje që është performanca vjetore sikurse po ndërlidhen ndërmjet veti por nuk kanë të përbashkët. Kjo çështje në vitin 2018 është trajtuar nga Komisioni për Financa, i cili ka kërkuar që të ketë një lloj harmonizimi të pagave të Kursimeve Pensionale dhe pagave të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo dhe ka ndodhur dhe nga janari 2019 do të ketë një lloj harmonizimi të tyre sipas hierarkisë. Për atë sa kam informacion paga e zotëri Zallit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit”, tha zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion lidhur me deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Zalli ka deklaruar se brenda një viti merr 58,963 euro neto në vit apo 4,913.58 euro në muaj.

Po ashtu, Demi në intervistë ka folur për përformancën e mjeteve të kursimeve pensionale të investuar jashtë si dhe për humbjet që kanë pasuar mjetet e Fondit gjatë vitit 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?