I ftuari i Speciales: Nuk ka luftë të pastër

I ftuari i Speciales: Nuk ka luftë të pastër

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit apo të të dyshuarit nga prokurorët e Specializuar. Cena, i cili do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës më datë 14 janar të […]

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit apo të të dyshuarit nga prokurorët e Specializuar.

Cena, i cili do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës më datë 14 janar të këtij viti, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka deklaruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

“Luftë të pastër nuk ka. Çdo luftë ka të këqijat e veta. Mirëpo ne kemi zhvilluar një luftë të drejtë”, ka thënë Sabahajdin Cena, teksa ka treguar se nuk është në dijeni nëse do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit apo të të dyshuarit, raporton Gazeta Insajderi.

Vetë Cena ka konfirmuar ftesën nga Gjykata Speciale, përmes një statusi të publikuar në Facebook para rreth dy javësh. Ka thënë se ka pranuar ftesën për t’u intervistuar lidhur me aktivtetitet e tij gjatë kohës sa ka qenë i angazhuar në UÇK.

“E ndiej për obligim qytetar që t’iu informoj se unë kam pranuar ftesë që më datë 14 janar 2019 të paraqitem pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë periudhës së luftës kam qenë pjesë aktive e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut”, kishte treguar ai.

Tutje, Cena ka njoftuar se do t’i përgjigjej ftesës së Zyrës se Prokurorit të Specializuar.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’i shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrje për të zbardhur të vërtetën”, thuhej ne njoftimin e ish-luftëtarit të UÇK-së nga Rahoveci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?