I dyshuari për kërcënim ndaj kryeministrit: Kam menduar se ai nuk e do fenë islame

I dyshuari për kërcënim ndaj kryeministrit: Kam menduar se ai nuk e do fenë islame

I dyshuari për kërcënim ndaj kryeministrit B. Elshani, para gjykatës është arsyetuar në lidhje me postimin e tij, të cilin prokuroria e cilësoi si përgatitje të veprave terroriste. Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin i është caktuar masa e paraburgimit, i dyshuari Elshani, para gjykatës ka thënë se nuk ka pasur […]

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin i është caktuar masa e paraburgimit, i dyshuari Elshani, para gjykatës ka thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim ta kërcënojë kryeministrin Haradinaj.

“Siç e kam thënë edhe në deklaratë, nuk ka qenë qëllimi im që ta kërcënoj kryeministrin sepse edhe po të doja nuk kam mundësi ndërsa kam menduar se ai nuk e do fenë islame duke i dëgjuar disa deklarata se po flet keq për myslimanët”, tha Elshani në Gjykatë.

Elshani, në seancën për caktimin e masës së sigurisë ka thënë se postimin e cilësuar si kërcënues nga prokuroria e ka bërë nga mendjelehtësia.

“Unë me atë postim i cili nuk ka qenë i imi por e kam përdorur dhe e kam qit veç si thënie por nuk kam pasur ndonjë qëllim të keq por krejtësisht nga mendjelehtësia e kam kryer këtë ashtu që edhe njëherë i kërkoj falje gjykatës”, përshkruan aktvendimi i Gjykatës thëniet e Elshanit në gjykatë.

Po ashtu, Elshani është arsyetuar para gjykatës duke thënë se nuk e ka ditur se postimi i tillë mund të paraqesë ndonjë vepër penale sepse nuk është i provuar me vepra penale.

Megjithatë, Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndërsa Elshani ndaj këtij vendimi ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“I pandehur B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale më 12 janar të këtij viti. /kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?