I arrestuari për grabitje në Prishtinë një 19-vjeçar- Ja pamjet nga vendi i ngjarjes

Një orë më parë në lagjen’ Dardania’ në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur në market. Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke treguar se edhe tre të tjerë janë në kërkim. Policia ka arritur të gjejë arkën me para si dhe një […]
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke treguar se edhe tre të tjerë janë në kërkim.
Policia ka arritur të gjejë arkën me para si dhe një armë që e posedonin grabitësit.
’Në orën 17:30, Policia ka marrë informacion për një grabitje që ka ndodhur në një nga amrketet në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas kësaj informate, policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Nga informatet e para dyshohet se 4 persona kanë kryer këtë grabitje. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe masave te tyre hetimore që ka ndërmarrë policia është bërë emunduar që kapja e një të dyshuari si dhe gjetja e një arme që dyshohet që i dyshuari ta ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja. Pas kontrillimit të një perimetri më të gjerë, Policia ka arritur të gjejë edhe armën e cila është grabitur në marketin në fjalë. Në ndërkohë që aktualisht po vazhdojnë veprimet operative hetimore, Policia është duke punuar me intensitet të shtuar për realizimin e venddodhjes së personave të tjerë të dyshuar, të implikuar në këtë rast, në mënyrë që të realizohet kapja e tyre’’, ka thënë Borovci për Periskopin.















