Hoxhaj i reagon Isa Mustafës: Herë thirreni si rugovianë e herë silleni ekstremë si VV’ja

Hoxhaj i reagon Isa Mustafës: Herë thirreni si rugovianë e herë silleni ekstremë si VV’ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur sulmeve të Isa Mustafës së LDK-së që sot bëri kundër Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook. Hoxhaj tha se asnjëherë nuk është vonë për LDK-në që ta japë kontributin e saj për mërmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës. Tha se LDK duhet të […]

Hoxhaj tha se asnjëherë nuk është vonë për LDK-në që ta japë kontributin e saj për mërmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës. Tha se LDK duhet të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të fillohë të ketë vendime të prera për cështjet e rëndësisë shtetërore.

“Asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin e saj për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj theksoi se beson që brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interest ë vendit, duke u bërë bashkë kundër Serbisë, e jo duke u marrë me njëri-tjetrin. Ndërkohë ai tha se mungesa e vendimit të prerë po bën që shpeshherë LDK-ja të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane dhe shumë herë të sillet si ekstreme e ngjashme me VV-në.

“Dua të besoj se brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merremi me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por duket që problemi është diku tjetër – nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë. E mbi të gjitha kjo parti herë synon të thirret në trashëgiminë e saj rugoviane e herë të sillet si ekstreme duke i ngjarë VV-së”, përfundoi Hoxhaj në postimin e tij.

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook doli me deklarata e akuza të shumta kundër Kadri Veselit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk shtyhen proceset duke ofenduar LDK’në.

“Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?