Hoti për Veselin: As që po i interesojnë krizat në shëndetësi e arsim, veç po i zhagit punët

Hoti për Veselin: As që po i interesojnë krizat në shëndetësi e arsim, veç po i zhagit punët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kosovës, ka thënë se siç duket situata parlamentare në Kosovë do të vazhdojë me avazin e vjetër  – raporton Periskopi. Hoti ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK’së, Kadri Veseli po ia krijon përshtypjen që […]

Hoti ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK’së, Kadri Veseli po ia krijon përshtypjen që qëllimisht po zhagitë disa prej çështjeve më të rëndësishme të vendit.

“Sapo e mbaruam mbledhjen ku shqyrtuam çështjet që janë me urgjencë. Do të vazhdojë avazi i vjetër, kur të gjitha seancat e hapura kanë mbetur ashtu. 64 pika të rendita për seancat e radhës, po krijohen me qëllim që të zhagiten këto çështje”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Veseli po i bën qëllimisht këto çështje.

Madje, ai thotë se në këtë mbledhje të Kryesisë, Veseli nuk shqyrtoi fare çështjet e krizës në shëndetësi e arsim.

“Kjo ishte mbledhja e parë, dhe kryetari i Kuvendit e PDK’së nuk e shqyrtoi fare çështjen e krizës në shëndetësi e arsim, e me paralajmërimet që mund të ketë greva edhe nga shërbyesit civil. S’po marrin përgjegjësi,. Pavarësisht që i kanë lënë në shtëpi qindra mijëra nxënës. Edhe me greva të minatorëve po ndodh e njëjta gjë, shkak për këtë janë punësimet pa kritere. As mjekët nuk mund t’i mbajnë me premtime boshe. E kanë fut vendin në krizë, do të kërkojmë përgjegjësi për këto çështje”, tha tutje Hoti.

Edhe njëherë ai kritikoi ekipin negociator.

“Ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd, përveç grupeve të vogla politike. Po japim kontributin tonë duke e mbikëqyrur procesin”, përfundoi ai./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?