Hoti i reagon Mushkolajt: Guxo e drejtoju PAN-it me kritikat e tua

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklarateve të analistit Imer Mushkolaj i cili i quajti qëndrimet e kësaj partie karshi dialogut me Serbinë të dykuptimshme dhe pa asnjë rezultat për Kosovën. Sipas Hotit, analisti Mushkolaj këtë nuk do të guxonte të ia thotë asnjëehrë koalicionit PAN, […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklarateve të analistit Imer Mushkolaj i cili i quajti qëndrimet e kësaj partie karshi dialogut me Serbinë të dykuptimshme dhe pa asnjë rezultat për Kosovën.
Sipas Hotit, analisti Mushkolaj këtë nuk do të guxonte të ia thotë asnjëehrë koalicionit PAN, që sipas tij është fajtori i vërtetë për dialogun dhe procesin si ky po ec.
“Nuk është problem i LDK-së pse z.Imer Mushkolaj nuk do, sepse nuk besoj që nuk di, ta lexoj qëndrimin e LDK-së ndaj procesit të dialogut. Ne jemi të qartë. Paqartësia e ka adresë tek koalicioni PAN dhe Presidenti. Kot i drejtohet LDK-së. Nëse z.Mushkolaj do dhe guxon, ai duhet të kërkojë qartësinë te qeveria e pakicës, pa legjitimitet. Ne nuk shkojmë në dialog pa mandat qytetarë. Dhe as nuk e mbështesim askënd që kërkon t’i bishtnojë mandatit qytetarë”, ka shkruar Hoti në Facebook.












