Historia prekëse e jetimit të mbijetuar të masakrës së Srebrenicës

Historia prekëse e jetimit të mbijetuar të masakrës së Srebrenicës

Fahrudin Muminoviç, i mbijetuar i vrasjeve masive në Srebrenicë në vitin 1995, e ka pasur të vështirë ta rindërtojë jetën e vet dhe të familjes pas përfundimit të luftës. Pas 23 viteve, kjo detyrë i është bërë më në fund pak më e lehtë. Një fondacion i themeluar në Facebook ka arritur t’i mbledhë 227 […]

Fahrudin Muminoviç, i mbijetuar i vrasjeve masive në Srebrenicë në vitin 1995, e ka pasur të vështirë ta rindërtojë jetën e vet dhe të familjes pas përfundimit të luftës. Pas 23 viteve, kjo detyrë i është bërë më në fund pak më e lehtë. Një fondacion i themeluar në Facebook ka arritur t’i mbledhë 227 mijë dollarë brenda 16 ditësh për djaloshin që nuk e ka asnjërin prind.

Shtëpia e familjes së tij në Urkovici ishte shkatërruar tërësisht gjatë luftës. Fahrudini ishte plagosur në dorë dhe në këmbë kur kishte ndodhur masakra e Srebrenicës, në të cilën ishin vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe. “U kthyem në vendlindje në vitin 2002 dhe nuk na kanë ofruar asgjë, përpos gjashtë deleve”, thotë ai.

Babai i tij ishte vrarë në luftë ndërsa nëna kishte vdekur vetëm 26 ditë pasi e kishte lindur motrën e tij, Fahretën, gjatë konfliktit të vitit 1993.Duke qenë jetimë dhe të varfër, pas luftës ata u strehuan te daja i tyre. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dëshmuar për tmerrin që e ka përjetuar. Në gjykimin e shtatë të dyshuarve për krime lufte në Hagë, Fahrudini e ka përshkruar në hollësi skenën e luftës gjatë viteve 1992-1995. Bashkë me babain e tij ishin nxjerrë nga shtëpia dhe forcat serbe ua kishin lidhur sytë.

Pasi ishin bashkuan me njerëzit tjerë, Fahrudinit i ishte shkëputur dora nga dora e babait dhe ishte rrëzuar në tokë. Në ato çaste kishte filluar zbrazja e plumbave mbi ta, ndërsa ai thotë se e nuhaste erën e gjakut të trupave të vdekur që rrëzoheshin pranë tij. Në mesin e të vdekurve sigurisht se do të ishte edhe Fahrudini, sikur një ushtar të mos shfaqte mëshirë dhe t’ua ndalonte të tjerëve ta vrisnin edhe 7-vjeçarin. Ai ishte i mbijetuari i vetëm i këtij tmerri.

Me paratë e mbledhura për ta, Fahrudini dhe Fahreta planifikojnë ta blejnë një shtëpi në Sarajevë dhe ta rinovojnë shtëpinë e shkatërruar në Ukrovici. Sidoqoftë, Fahrudini e ka edhe një dëshirë që nuk i është plotësuar ende. Ai dëshiron ta gjejë familjen e mjekut serb që e kishte dërguar në spital kur ishte plagosur. Ai ka marrë vesh se mjeku ka ndërruar jetë, por dëshiron ta falënderojë familjen e tij për kujdesin që e kishte treguar ndaj tij në kohën e luftës, shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?