Hedhja poshtë e planit të Theresa May, çka tutje me Brexit?

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, sonte u përball me humbjen më të thellë kur Dhoma e Ulët e përfaqësuesve të parlamentit hodhën poshtë marrëveshjen e saj për planin e Brexit. Por ajo që diskutohet nga njohësit e huaj të rrethanave politike, është thellësia ose ngushtësia e humbjes ndaj kësaj marrëveshje, njofton Klan Kosova. […]
Por ajo që diskutohet nga njohësit e huaj të rrethanave politike, është thellësia ose ngushtësia e humbjes ndaj kësaj marrëveshje, njofton Klan Kosova.
Si hap imediat Qeveria Britanike do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B”, brenda tre ditësh.
E nëse serish nuk binden deputetët disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars. Opsioni i dytë, mbetet rinegociimi me Brukselin, që do kërkoj kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brex-it.
Një opsion i tretë, është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impasi dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike.
Por do duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita me e afërta do jetë pas 25 ditësh.
Një alternativë tjetër është një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, të cilën e kanë lënë të kuptohet se do e kërkojë opozita laburiste.
Problemi është se konservatorët në pushtet i frikësohen humbjes ndaj Laburistëve dhe shumë deputetë janë në pozicionin e gjelit të detit që do duhet të votojnë për Krishtlindjet.
Mbajtja e një referendumi, do të kërkonte edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit, ndërkohë që do jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit datës zyrtare të daljes se Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri.












