Haxhiu: Ilir Meta nuk ka më ide (Video)

Haxhiu: Ilir Meta nuk ka më ide (Video)

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, të hënën në darkë, reagoi në lidhje me përgjigjen e kthyer nga presidenti Meta përmes emisionit “Opinion”, duke u shprehur se qetësia e Presidentit është iracionale dhe nuk prodhon më ide. Batoni deklaroi se për nga mënyra se si shprehet në qetësinë e tij, duket se do të thotë […]

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, të hënën në darkë, reagoi në lidhje me përgjigjen e kthyer nga presidenti Meta përmes emisionit “Opinion”, duke u shprehur se qetësia e Presidentit është iracionale dhe nuk prodhon më ide.

Batoni deklaroi se për nga mënyra se si shprehet në qetësinë e tij, duket se do të thotë se Presidenti nuk ka bërë asnjë gabim dhe nuk ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, është pikërisht kjo qetësi iracionale që përfundon në ato që thotë se ka njohur dikur një Baton.

“Nuk e fsheh miqësinë me Metën, por dua të konstatoj se brenda kështjellës së tij nuk ka më imagjinatë dhe është i strukur në një hapësirë që nuk prodhon më ide“,- tha ai.

Baton Haxhiu edhe presidenti Meta dikur kanë qenë miq, por siç duket ndarjet e tyre janë thelluar prej kohësh, duke arritur kulmin pas mosdekretimit të Gent Cakës për ministër të Jashtëm.

Kujtojmë letrën e hapur që gazetari Haxhiu i dërgoi Presidentit që të mos refuzonte dekretimin e Cakës dhe përgjigjen e Metës përmes emisionit “Opinion”, kur u shpreh se Baton Haxhiu që njihte dikur nuk ekziston më.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?