Haradinaj takon Zaev, i premton raporte të mira me Shkupin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot homologun e tij maqedonas Zoran Zaev. Këtij thotë se i ka premtuar edhe më tutje marrëdhënie të shkëlqyera me Shkupin. “Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot homologun e tij maqedonas Zoran Zaev.
Këtij thotë se i ka premtuar edhe më tutje marrëdhënie të shkëlqyera me Shkupin.
“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Periskopi












