Haradinaj pret studentë nga Vjena e Venediku: Të rinjtë tanë i dallon nga ju vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut. Sipas një postimi në Facebook, ai i ka njoftuar ata për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend. “Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike […]
Sipas një postimi në Facebook, ai i ka njoftuar ata për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend.
“Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre europianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet”, shkruan Haradinaj.












