Haradinaj e thotë edhe në Mitrovicë: Kosova nuk do t’i falë tokë askujt

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk do t’i falë tokë askujt. “E kam thënë edhe në Reçak, po e them edhe këtu në Mitrovicë, s’ka më me ia dhënë ndonjë copë të Kosovës dikujt. Edhe pse në Leposaviq jetojnë serbët, ne nuk kemi tokë të huaj, jo vetëm në Kosovë ku […]
“E kam thënë edhe në Reçak, po e them edhe këtu në Mitrovicë, s’ka më me ia dhënë ndonjë copë të Kosovës dikujt. Edhe pse në Leposaviq jetojnë serbët, ne nuk kemi tokë të huaj, jo vetëm në Kosovë ku kryhet Leposaviqi por edhe më larg ka qenë e shqiptarëve”, tha Haradinaj gjatë një tubimi me strukturat e partisë së tij në Mitrovicë.
Ai shtoi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në vend.
“NATO ka hyrë në luftë për aspekt human, nuk lufton dikush për aspekte politike, askush nuk lufton nëse merremi vesh me dhënë diçka apo me marrë diçka, luftërat nuk bëhen për marrëveshje politike, ne nuk kalojmë në ndërrim të kufijve, ne pranojmë vetëm njohje me këta kufij”, tha lideri i AAK-së.












